
Kryeministri Edi Rama ka përdorur ironi për të reaguar ndaj deklaratave të fundit të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai ka publikuar një video me pamje të bufave, të cilën e ka shoqëruar me pjesë nga fjalimet e Berishës mbi listat dhe procesin zgjedhor.
Në postimin e tij, Rama nuk i ka kursyer tonet sarkastike, duke e përshkruar situatën e opozitës si një “tunel i pafund me fitore imagjinare”, duke lënë të kuptohet se pretendimet e saj janë larg realitetit.