
Pas gjashtë vitesh punë, Tuneli i Murrizit hapet sot, më 14 mars, në Ditën e Verës. Ky tunel, i gjatë 3.7 kilometra, do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
Rruga e Arbrit përfshin gjithsej 7 tunele me një gjatësi totale prej 8.5 km. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë taksë për përdoruesit e tunelit gjatë mandatit të tij.
Ndërkohë, brenda pak javësh pritet të përfundojë edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi.