Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takon Komisioneren Kos: Prioritet i kuvendit, përfundimi i negociatave


Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku u shpreh përgjatë këtij takimi se Shqipëria do t’i përfundojë negociatat teknike për anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027, ndërsa 2030 është objektivi ambicioz i qeverisë për hyrjen në familjen e Unionit.

Spiropali e informoi Komisioneren Kos për progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe faktin se vendi ynë spikat mes vendeve kandidate për reformat e thella të pakthyeshme demokratizuese dhe integruese.

Ajo theksoi se Shqipëria në BE brenda 2030 është objektiv i arritshëm dhe prioriteti numër një i Kuvendit, i cili do të vijojë të mbështesë karakterin gjithëpërfshirës, legjitimitetin demokratik dhe transparencën e procesit të integrimit europian.

“Hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, nënvizoi znj. Spiropali, është një vlerësim për Shqipërinë si vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur dhe më i merituar drejt anëtarësimi në Bashkimin Europian”, tha kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali.

Elisa