
E dashura e Safet Bajrit, E.A., është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Ajo, pronare e një dyqani në zonën e “Myslym Shyrit”, u vu në pranga pesë ditë pas arrestimit të partnerit të saj.
Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzat e krijimit të kushteve për kryerjen e vrasjes dhe përkrahjes së autorit të krimit, raporton BW.
Ndërkohë, Safet dhe Behar Bajri, së bashku me Astmer Bilalin, akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit si akt hakmarrjeje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana dhe partneres së tij, Silvi Ndoci.