
Kreu i PD-së Berisha tha sot se lista e opozitës për 11 majin nuk ka të krahasuar me atë të PS-së.
Në një deklaratë për mediat në selinë blu, pas pakënaqësive mes deputetëve të PD-së pas shpalljes së listës së mbyllur të PD-së, ai tha se kandidatët e opozitës janë zgjedhur nga vota e anëtarëve dhe nga konsultimet me to.
“Shqiptarët panë kontrastin e jashtëzakonshëm mes kandidatëve të opozitës për Shqipërinë Madhështore, politikanëve me përvojë, të përkushtuar, promotorë të lauzave të drejta e të mëdha të qytetarëe shqiptarë. Panë në listën e koalicionit djem, vajza, burra e gra që kanë bërë një qendresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit dhe jo vetëm narkoshtetit por dhe mafies më të të rrezikshëm të planetit, asaj sorosiane, betejë për dinjitetin kombëtar dhe familjen e vlerat e saj. Shqiptarët panë një garë mahnitëse, kandidatët nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze, apo Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por nga vota. Një litstë e tillë kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar. Ndërkohë panë listën e SKAP-it, që të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën në listën e mbrojtur për shkakun e vetëm se kanë vjedhur së bashku me Ramën. Ata që nuk kanë vjedhura por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët. Shqiptarët panë një garë të jashtëzakonshme. Kandidatët e tyre erdhën nga vota dhe konsultat e anëtarëve të PD-së. Panë në listën e PD-së dhe Aleancës për Shqupërinë Madhështore një koalicion më të gjerin që ka ndodhur ndonjëherë. Aletaët përfaqësojnë mbi 26% të votave të shqiptarëve. Në këto lista u panë ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, institucionet, shoqërisë civile, diaspora, biznesit.” – tha Berisha.