
Pas vendimit të Apelit që ka në burg kryebashkiakun e Tiranës Veliaj, avokati Maks Haxhia se prokurorët nuk kishin sjellë asnjë provë të re dhe se vendimi i marrë ishte absurd.
Ai shtoi se tashmë çështja do shkojë në Gjykatën e Lartë.
“Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm. Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë.” – tha Haxhia për gazetarët.
