
Justin Trudeau shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp të enjten pasi Donald Trump e kaloi javën duke e torturuar me një luftë tarifash në ditët e tij të fundit si kryeministër.
SHBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja, duke e shtyrë vendin në një luftë tregtare të martën.
Por vetëm disa ditë më vonë, Trump e ktheu shuplakën e tij ekonomike duke thënë se mallrat që janë në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut nuk do tarifohen deri më 2 prill, shkruan Daily Mail.
Trump është tallur me Trudeau për muaj të tërë, duke kërcënuar se do e aneksojë Kanadanë si shtetin e 51-të dhe duke iu referuar kryeministrit si “Guvernatori Trudeau”.
Në një konferencë shtypi në Otava, ku diskutohej për kujdesin shëndetësor të fëmijërisë, ai u pa qartë i përlotur.
“Në rrafsh personal, u sigurova që çdo ditë në këtë zyrë të vendos kanadezët në radhë të parë dhe të ndihmoj njerëzit dhe kjo është arsyeja pse jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se edhe në ditët e fundit të kësaj qeverie, ne nuk do t’i lëmë kanadezët të zhgënjehen sot dhe në të ardhmen,” tha ai ndërsa filloi të qajë.