Vendosni fjalën kyçe....

69 mijë pula të ngordhura tek ferma Rea’s, bllokohen 250 mijë vezë


Janë 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea’s të ngordhura dhe janë eliminuar për të penguar përhapjen në kapanonet e tjera të gripit.

Por ende nuk ka nisur procesi i asgjësimit, pasi në rast groposje duhet të merret leje fillimisht nga bashkia Durrës dhe nga autoritetet mjedisore. Ndërkohë po shqyrtohet edhe mundësia e incenerimit, pra e djegies.

Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Po ashtu një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg nëse ka vezë Rea’s të dala me datë 3 mars, por nuk është konstatuar të ketë raporton Shqiptarja.com.