
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit, duke e cilësuar atë si muajin e sakrificës, adhurimit dhe mëshirës.
Ai shprehu keqardhjen që nuk do të mund të marrë pjesë në darkat tradicionale të iftarit këtë vit, ndërsa falënderoi hoxhën Ahmed Kalaja për dërgimin e hurmave të Arabisë.
“Me nisjen e Muajit te Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.
Një urim i veçantë për vëllanë tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku me kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit. Bekime të gjithëve! Të pranuar!”, shkruan Veliaj.