
Gjatë një takimi virtual me shqiptarët në diasporë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar ndaj PD-së dhe kombit shqiptar. Ai shfaqi besimin se angazhimi i diasporës do të luajë një rol kyç në suksesin e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha premtoi masa për të lehtësuar investimet e shqiptarëve të diasporës në atdhe, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ata që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ai gjithashtu njoftoi rritjen e numrit të konsullatave shqiptare, duke përmendur Miçiganin si një vend që do të ketë një konsullatë të re, si vlerësim për rolin e komunitetit shqiptar në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Sipas Berishës, përkushtimi i diasporës është një faktor i rëndësishëm për suksesin dhe zhvillimin e PD-së dhe të Shqipërisë.
“Ju garantoj se konsullatat, siç thashë edhe më parë, do të shumëfishohet numri i tyre dhe konkretisht Miçigani do ketë konsullatën shqiptare, edhe ndër të tjera, kontributin që ju dhatë në fitoren e presidentit Donald Trump.
Tani ai kontribut i juaji dhe i qyteteve të tjera, do të jetë për PD-në dhe Shqipërinë”-tha Berisha.