Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Durrës, humb jetën 37-vjeçari, dy gra të plagosura


Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 13 të Durrësit, në rrugën “Martin Camaj”, ku dy automjete janë përplasur.

Sipas policisë, automjeti me drejtues 37-vjeçarin R. L. është përplasur me makinën e drejtuar nga 49-vjeçarja T. Ç. Si pasojë e përplasjes, R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa T. Ç. dhe pasagjerja e saj, K. D., janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.