
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj komenteve të qytetarëve, duke theksuar se Shqipëria tashmë ofron mundësi të mira pune dhe investimi për emigrantët. Ai u shpreh se pagat në sektorët e ndërtimit dhe turizmit janë të krahasueshme me ato në Greqi, ndërsa taksat për shumicën e të punësuarve janë minimale.
Rama ftoi shqiptarët të shqyrtojnë opsionet për rikthim dhe investim në vend, përpara se Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, kur gjithçka do të jetë në të njëjtat standarde si në Europë. Ai theksoi gjithashtu se kostoja e jetesës në vendet europiane është rritur ndjeshëm, duke ndikuar në mundësitë për kursime.
“O EDO je i madh!!Ata që thonë është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë !! Si për ata që kanë punën e tyre si dhe për ata që punojnë në turizëm në ndërtim ata atje!! Ata që kanë punën e tyre vetëm taksa sa paguajn. Të ishte mirë në Greqi nuk do të iknin shumica e shqiptarëve në Suedi në Gjermani si dhe në vende të tjera. Fëmijët tanë po mbarojnë shkollat e larta dhe po marrin rrugët të punojnë në vendet Skandinave po të ishte mirë nuk do iknin. Do rrinin të punonin në Greqi me rrogë 800 € dhe e theksoj me, universitet dhe me nota të larta.Pra po të ishte mirë do të punonin në Greqi”, shkruan një prej qytetarëve.
“Ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra. 57 përqind e rrogave nuk anë asnjë taksë, 36 përqind kanë nga 4 deri në 10 përqind taksë.
Mbi 10 përqind taksohen rrogat mbi 1300 euro.
Në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa merr në Greqi, këto janë fakte dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që vijnë e punojnë në turizëm ose investojnë në agroturizëm.
Dhe e treta avash me kekun e byrekun sepse nuk është më koha që ka qenë. Kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur. Ndaj shihini mirë opsionet, qoftë për rikthimin e përhershëm, investimin këtu dhe jetesën në një shtet të huaj, apo jetesën disa muaj këtu dhe disa muaj jashtë.
Jemi drejt majës, rrugës së Shqipërisë në BE. Kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë se sa me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njëlloj si kudo tjetër”, tha ai.