Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesit e Catalyst Store Institute në podkastin e Ramës: Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me themeluesit e Catalyst Store Institute, Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, në episodin e radhës të podkastit të tij. Diskutimi u përqendrua te mundësitë që industria e filmit mund të sjellë për Shqipërinë.

Pamela Cederquist theksoi se ky sektor përfshin një zinxhir të gjerë shërbimesh, duke krijuar impakt të madh publik. Ajo dha shembuj konkretë të mënyrës se si një prodhim filmik ndikon në ekonominë lokale, nga shërbimet e lavanderisë deri te bizneset e vogla dhe transporti.

Ndërkohë, Philip Gilin foli për rëndësinë e turizmit të filmit, duke theksuar se një film i xhiruar në Shqipëri mund të shërbejë si promovim i fuqishëm për vendin, duke tërhequr vizitorë dhe investitorë të huaj. 

Rama: Çfarë ka për ta këtu? Kur nuk di shumë për aspektet pozitive dhe negative të këtyre lloj aktiviteteve, të duket sikur, po mirë qenka për një grup njerëzish, diçka për elitën. Amerika është pedheër biznes, po çne këtu në Shqipëri? Çfarë do u sjellë atyre, Shqipërisë?

Pamela: Unë punoj në lavanderi. Industria e filmit ka nevojë të lajë rroba. Po përpiqem të gjej një vend me të cilin mund të punoj.

Do vij të biznesi yt dhe do të them ‘më duhet të laj rrobat’ dhe kjo do vazhdojë për gjashtë muaj. Sa do më kushtojë mua për ty dhe për pesë njerëzit e tjerë për ta bërë këtë? 

Unë po xhiroj një film diku në rrugë dhe dua të përdor tezgën e frutave, kështu që do blej frutat dhe do jesh në sfond edhe ti.

Je një shofer taksie, me duhet dikush ti shoqetoj aktorët për tre javët në vijim… po e them mire?

Rama: Është një zinxhir shërbimesh.

Pamela:  Po. Është gjithëpërfshirëse

Rama: Ka impakt, kur del filmi njerëzit thonë ‘ku është ky vendi’?

Philip: Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit në skenën e filmit. Ka një fuqi kur e sheh atë vend në film dhe do duash ta vizitosh, bësh pushime, të zhvendosesh.