Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Tiranë 39-vjeçari i kërkuar për vrasje në Spanjë


Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Elion Vathi (Kaci), banues në Kamëz, u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Lacking”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë.

Sipas autoriteteve, ai akuzohet nga drejtësia spanjolle për veprën penale të vrasjes dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet spanjolle, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë, ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë.

Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:

Elion Vathi(Kaci), 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.