Vendosni fjalën kyçe....

Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ-së, ndalo takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë


Qëndresa Qytetare i kërkon KQZ-së të ndalë takimin e kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës pasditen e sotme.

Të dhënat e publikuara tregojnë se, në këtë takim do të marrë pjesë në mënyrë të organizuar dhe të detyruar e gjithë administrata e Bashkisë Tiranë, dhe secili prej drejtorive apo institucioneve në varësi të saj, do të mbajë përgjegjësi për vërtetësinë e numrit të stafit të pranishëm.

“ Në kushtet kur veprimtaria e cituar më sipër, sipas të dhënave që disponojmë deri më tani, prezantohet si një veprimtari me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën katër mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, është e hapur për mediat  dhe publikun, pra punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj, ajo përfshihet në kuptimin e “veprimtarive publike”, në referim të pikës 1, të nenit 92, të Kodit Zgjedhor.”

Për rrjedhojë, kjo veprimtari duhet të ishte raportuar nga ana e Kryeministrisë, në përputhje me nenin 92, të Kodit Zgjedhor.

“Nga verifikimi ynë në ndërfaqen elektronike të raportimeve NRI, rezulton se kjo veprimtari nuk është raportuar nga ana e organit përgjegjës. Përkundrazi, Kryeministria ka raportuar se të vetmet aktivitete publike që do të zhvillohen nga ana e institucionit në datën 20.02.2025, janë Inagurimi i Spitalit të Pediatrise në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza” dhe Ceremonia e Hapjes së “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025’ përsa më sipër kërkojnë ndalimin e takimit të Kryeministrit me punonjësit e Bashkisë Tiranë”