Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 40-vjeçari, bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës


Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

40-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

DVP Tiranë/Informacione paraprake

Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.