Vendosni fjalën kyçe....

Alex Soros ripublikon fotografinë me Ramën: Po e rikthej për shkak të kërkesave të shumta


 

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në mesazhin e tij Alex Soros thekson se po e ripublikon foton për shkak të kërkesave te shumta që ka marrë.

Në këtë mesazh bie në sy fakti se djali i George Soros ka taguar në fotot kryeministrin shqiptar, por në profilin e Edi Ramës kjo foto nuk është shfaqur ende.

“Rikthim për shkak të kërkesave popullore”- shkruan Alex Soros teksa ka bere tag adresën e kryeministrit shqiptar.

Ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën evidentonte faktin se në profilin e Edi Ramës ishin hequr fotografitë e shumta me Alex Soros.

Ndërkohë që në premtimet e tij elektorale ka paralajmëruar dhe miratimin e një ligji ku do ndalonte organizatën e Soros që të operonte në Shqipëri.