Vendosni fjalën kyçe....

IKMT dhe policia aksion në qytetin e Shkodrës për shembjen e ndërtimeve pa leje


IKMT ka nisur sot një aksion në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë brigjeve të lumit Drin, tek Ura e Bahçallëkut.

Policia e Rendit dhe Policia e Ndërtimit kanë bllokuar zonën, ndërsa pritet shembja e ndërtimeve pa leje.

Banorët dhe bizneset e prekura janë në pritje të vendimeve për objektet e tyre. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion.