Vendosni fjalën kyçe....

“Basha ëmbëlsirë”, Rama: Nuk e di si t’ia bëjmë ta kemi sërish



Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta sot edhe në lidhje me ish kreun e PD, Lulzim Basha. Në një bisedë ku një qytetar e pyeti nëse do t’u bënte një tortë shqiptarëve në Tiranë, Rama e lidhi këtë me Bashën, duke e quajtur atë ëmbëlsirën e politikës.

“Do t’i bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve që të duan?”, pyet një nga qytetarët

Një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë”, tha Rama, duke theksuar se torta në Tiranë ishte e vetmja gjë që Basha realizoi nga ato që thënë.

“Lul Bashën kemi pasur omëlsinë, ndaj jo rastësisht tortën e bëri Lul Basha. Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji një përvëlim”, përgjigjet Rama.