
Daut Laze, i cili u arratis natën e mbrëmshme nga burgu i Shënkollit në Lezhë dyshohet se e ka bërë këtë përmes dhomës së mjekimit ku ishte shtruar.
Sipas policisë, arratisja ka ndodhur orët e para të mëngjesit gjatë ndërrimit të turneve.
Laze ishte dënuar për dhunë në familje ndërsa merrte gjithashtu mjekim të detyruar. Ai ishte arrestuar në nëntor 2021 ndërsa në nëntor 2024, gjykata kishte vendosur mjekim të detyruar ndajtij.
“Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për t’u larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. ‘Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit”, njofto Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.
