
Banorët e Lezhës kanë ngelur pa energji elektrike që prej natës së mbrëmshme.
Energjia është ndërprerë rreth orës 23:00 ndërsa nuk është rikthyer ende, shkruan Shqiptarja.
Edhe pse energjia pritej të kthehej në orën 5 të mëngjesit kjo nuk ka ndodhur ende.
Sipas OSHEE-së, riparimi i defektit do kryhet brenda paradites së sotme.