
Pas daljes nga SPAK, Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, ka folur për mediat duke u shprehur se hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën disa protestues, po përparojnë. Ai theksoi se beson se ngjarja do të zbardhet dhe se SPAK ka avancuar në hetimet lidhur me tragjedinë e “Gërdecit”, që ka të bëjë me shpërthimin e depot të municioneve dhe humbjen e jetëve.
Zabit Deda theksoi se kanë dhënë të gjitha informacionet që janë kërkuar nga SPAK dhe beson se hetimet po bëhen me intensitet të lartë. Ai po ashtu konfirmoi se të tjerë anëtarë të familjes së tij, vëllezërit e tij, do të thirren për të dëshmuar për ngjarjen.
Zabit Deda: Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se Gërdeci do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet për “Gërdecin”. Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar.
Pyetje: Çfarë kërkuat në SPAK?
Zabit Deda: Ato që na kërkuar i kemi thënë…
Pyetje: A keni besim se kjo ngjarje do të zbardhet?
Zabit Deda: Shpresoj se do të zbardhet.
Pyetje: A kishte përparuar SPAK me hetimet?
Zabit Deda: Po.
Pyetje: Do të dëshmojnë vëllezërit e tjerë?
Zabit Deda: Po.
Pyetje: Kur do të dëshmojnë?
Zabit Deda: Do t’i shihni.
Pyetje: Të gjithë vëllezërit do të dëshmoni?
Zabit Deda: Po.
Më 21 janar 2011, gjatë një proteste të opozitës kundër korrupsionit të qeveritarëve të kohës, katër protestues, përfshirë Hekuran Dedën, humbën jetën nga armët e Gardës së Republikës. Dosja e ngjarjes është tashmë në duar të SPAK pas një urdhri të Gjykatës së Lartë dhe një vendimi nga Gjykata e Strasburgut, që e ka cilësuar ngjarjen si një krim shtetëror.
Çështja është ende në hetim paraprak, ndërkohë që po bëhen hetime intensive për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë.