Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Janullatos


Shëndeti i Kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ditën e sotme.

Sipas mediave greke ai ka pasur probleme të rënda në disa organe dhe është intubuar.

Janullatos u shtrua në spitalin Evangelismos në Athinë pasi u dërgua me shpejtësi nga Shqipëria pë shkak të një gjendjeje virale.

Më 10 janar 96-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për shkak të një gjakderdhjeje të brendshme.