Vendosni fjalën kyçe....

Kriptomonedha e Trump kap 11.7 miliardë dollarë kapital tregu


Kriptomonedha e sapokrijuar e Donald Trump u rrit të hënën në afro 12 miliardë dollarë në vlerë tregu, duke tërhequr miliarda në vëllim tregtar, ndërsa Bitcoin arriti një nivel rekord vetëm disa orë përpara betimit të tij si president i SHBA-së.

E hedhur në treg të premten, memecoin e Trump, e njohur gjithashtu si $TRUMP, u rrit në 58,56 dollarë, duke i dhënë asaj një kapital tregu prej rreth 11,7 miliardë dollarësh, sipas CoinMarketCap, e cila e renditi atë si kriptomonedhën e 18-të më të madhe. Vëllimi i saj i tregtimit 24-orësh arriti në 52.5 miliardë dollarë.

Trump kishte prezaantuar të premten markën e kriptomonedhës duke përfshirë një imazh nga atentati ndaj tij në korrik, duke zgjeruar interesat e tij për kriptomonedhat.