
Kreu i PD-së Berisha akuzpi kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe SPAK-un si organizatë kriminale që vepron si vegël në duart e kryeministrit Rama.
Në një konferencë për mediat e publikun nga dyert e SPAK-ut ai e quajti kreun e SPAK-ut, “Altin Lala” ndëra akuzoi vëllain e kryeminsitrit Rama si pjesë e një bande trafikantësh të kthyer nga SHBA-ja për të vijuar trafiqet.
Berisha tha gjithashtu se e majta ka marrë goditje në 76 vende të botës dhe i njëti fat e pret edhe në Shqipëri.
“Shihni çfarë turpi janë. E kanë rrethuar me policë, shih çfarë frikacakësh janë. Ata që kryejnë krime kanë përherë frikë. Këtu po ju lexoj letrën që ju dërgova krerëve të organizatës kriminale të SKAP-it të partisë. Organizata kriminale e SKAP-it të partisë e angazhuar në luftën kundër demokracisë dhe opozitës e kryesura nga Altin Lala do përfundojë që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë e shoqërisë. Ay gjeta Zaho Kokën që po dëshmonte për Olsi Ramën. Kishte dorëzuar video që faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant. Ai bashkë me një bandë trafikantësh erdhi nga Bostoni për të vijuar trafiqet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e godinës ishte e mbushur nga plehrat e incineratorit të Tiranës. Shumë shpejt këta kriminelë do kenë atë fat që meritojnë. Koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale. Është radha jonë. Në 76 vende të botës të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor. Si parti politike hajdute, parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i popujve ndaj të majtës. I pamëshirë do jetë verdikti i popullit shqiptar ndaj së majtës kriminale, Edi Ramës dhe veglave të tij.” – tha Berisha.