
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, theksoi se prioriteti i qeverisë mbetet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, me synimin për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. Ai theksoi se ky është një objektiv kyç për zhvillimin e vendit dhe forcimin e lidhjeve me BE-në.
Në lidhje me negociatat me Greqinë, ministri Hasani u shpreh se ka pasur një angazhim serioz dhe të mirëkuptuar për çështje të tilla si pensionet dhe marrëveshja për detin. Ai theksoi se është e rëndësishme që këto çështje të trajtohen me kujdes dhe të mos bëhen thjesht përpjekje publike, por të zgjidhen përmes një punë të thelluar dhe të detajuar.
Sa i përket forcimit të lidhjeve me shqiptarët e rajonit, ministri Hasani theksoi se një nga objektivat për vitin 2025 është krijimi i një mekanizmi që do të adresojë nevojat e shqiptarëve në rajon dhe do të sigurojë përgjigje efektive për to.
“Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën.
Kemi nisur bashkëpunimin konkret me stafin ndërkombëtar të NATO-s për organizimin e samitit të Aleancës në 2027. Shqipëria do të jetë vendi I parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Synimi ynë për vitin 2025 është krijimi i një mekanizmi që synon të krijojë jo vetëm një hartë të qartë të nevojave që shqiptarët në rajon kanë por dhe mekanizmin e duhur për të marrë përgjigjen e duhur.
Politika e jashtme
-Ne vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe dënojmë agresionin rus
-Kemi mbjajtur qëndrim të qartë pro Izraelit dhe kemi dënuar sulmet terroriste të Hamasit dhe kemi theksuar fuqimisht nevojën për një zgjidhje paqësore dhe humanitare për palestinezët në Gaza, tha ministri Hasani.