Vendosni fjalën kyçe....

Mediat e huaja jehonë mbylljes së Tik Tok-ut në Shqipëri: Edi Rama pretendon se aplikacioni nxit dhunë dhe bullizëm


Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë vendimit të Qeverisë shqiptare për të mbyllur TikTok për një vit, pas vrasjes së një 14-vjeçari muajin e kaluar, që nxiti shqetësime për ndikimin e mediave sociale tek fëmijët.

Sipas “The Guardian”, “Sky News” dhe “Reuters”, Kryeministri Edi Rama ka fajësuar TikTok për nxitjen e dhunës dhe bullizmit mes të rinjve. Kompania kërkoi “qartësi urgjente” nga autoritetet, duke theksuar se nuk ka gjetur prova që viktimat të kishin llogari në platformë.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

“The Guardian” përmes një artikulli, raporton kërkesën e qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit platformën e rrjetit social “TikTok”.

Sipas prestigjiozes britanike, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.

Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi. “Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.

TikTok, i kërkuar të komentojë të shtunën, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë se autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe në fakt, raportet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident që po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.

“Kryeministri Edi Rama tha se ndalimi i propozuar do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm pasi ai fajësoi veçanërisht aplikacionin e ndarjes së videove për nxitjen e dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis të rinjve.

Djali u godit me thikë për vdekje muajin e kaluar, dyshohet nga një nxënës tjetër, me incidentin që thuhet se ndodhi pas një debati mes të dyve në mediat sociale.

TikTok në pronësi kineze thotë se nuk ka gjetur asnjë provë që secili prej tyre kishte llogari në platformë.

Dhe ka kërkuar “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare”, raporton Sky News.

Nga ana tjeter Reuters shkruan: Shqipëria njoftoi të shtunën një ndalim për një vit të TikTok, aplikacioni popullor i videove të shkurtra, pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale tek fëmijët.
Ndalimi, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, tha kryeministri Edi Rama pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi.
“Për një vit do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri,” tha Rama.