
Një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut të premten mbrëma.
Raportohet se disa persona janë plagosur. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse kishte viktima.
Policia ka arrestuar shoferin, sipas burimeve të qeverisë lokale të cituara nga agjencia gjermane e lajmeve dpa, përcjell DW.
Autoritetet kanë mbyllur tregun e Krishtlindjeve dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.
Kryeministri i shtetit të Saksonisë-Anhalt, Reiner Haseloff, është rrugës për në Magdeburg, njoftoi transmetuesi publik MDR.
Transmetuesi citoi gjithashtu një zëdhënës të qeverisë shtetërore që e përshkroi incidentin si një sulm.
Magdeburg, një qytet në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i shtetit të Saksoni-Anhalt dhe është shtëpia e rreth 240,000 njerëzve.