
Një makinë e cila hyri në tregun e Krishtlindjes tronditi Gjermanië mbrëmjen e sotme.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se deri tani kemi 2 të vdekur e 68 të plagosur.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan në X, lajmet që vijnë nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen.
“Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi”, shkruan Scholz.
Sipas ministrit-presidentit të Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU), sulmi ka rezultuar me të paktën dy humbje jete, duke përfshirë një fëmijë të vogël. Haseloff deklaroi se autori i dyshuar është një mjek nga Arabia Saudite që punon në Saksoni-Anhalt.