
Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim dosjen ndaj Hysen, Hygerta e Amarildo Metës të cilët akuzohen se vranë dhe groposën babain e tyre Pëllumb Meta, ngjajre e ndodhur me 10 shkurt 2025.
Dy fëmijët e viktimës Hysen e Hygerta Meta akuzohen për vrasje me paramendim ndërsa për fëmijën e vogël akuzohet vetëm për groposjen e trupit të të atit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt 2024, por u zbulua nga policia më 22 shkurt, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, Hyseni, denoncoi zhdukjen e të atit.
Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen se kanë vrarë të atin, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tyre Amarildon, më pas e groposën në sallën e bagëtive, ku edhe u gjet trupi i pajetë i viktimës.
25-vjeçari Hysen Meta akuzoi të motrën, Hygertën, si autore të krimit duke u shprehur se ishte ajo që e qëlloi për vdekje të atin.