
Bitcoin u rrit në 107,000 dollarë të hënën pasi presidenti i zgjedhur Trump përsëriti se ai planifikon të krijojë një rezervë strategjike të Bitcoin në SHBA të ngjashme me rezervën e saj strategjike të naftës, duke nxitur entuziazmin.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, zgjeroi fitimet duke kapur 107,148 dollarë ndërsa së fundmi ishte në 106,877 dollarë, duke u rritur 5.43% nga e premtja vonë. Kriptoj tjetër më e njohur Eteri, u rrit me 1,85% në 3,975,70 dollarë.
Bitcoin dhe kriptot në përgjithësi janë katapultuar në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët bastojnë se administrata e ardhshme e Trump do ketë një qasje më miqësore ndaj tyre.
“Ne do bëjmë diçka të madhe me kripton sepse nuk duam që Kina apo dikush tjetër të jenë para nesh në këtë drejtim”, tha Trump për CNBC në fund të javës së kaluar.