Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e përbërë nga LSI dhe Partia Demokristiane ka kërkuar regjistrimin e dy kandidatëve të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në KQZ.
Fjala është për regjistrimin e kandidatit të Shkodrës, Bardh Spahia dhe atë të Bashkisë së Lushnjës, Elton Bano.
Këta janë dy prej kandidatëve të dalë nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në Shkodër Spahia ka përballë kandidatin e PD-së Xhemal Bushati si dhe atë të PS-së Majlinda Angoni.
Ndërsa Elton Bano i Lushnjës kandidon kundër kandidatit Indrit Sefa të PD-së si dhe Eriselda Sefës nga PS-ja.
Kandidatët për secilën Bashki:
| Partia | Partia Socialiste | Partia Demokratike | Shtëpia e Lirisë |
| Bashkia | |||
| Durrës | Emirjana Sako | Luan Hoti | Ardian Muka |
| Shkodër | Majlinda Angoni | Xhemal Bushati | Bardh Spahia |
| Lushnjë | Eriselda Sefa | Indrit Sefa | Elton Bano |
| Dibër | Rrahim Spahiu | Luan Haka | Premtim Kryemadhi |
| Rrogozhinë | Edison Memolla | Ferdinant Saraçi | Hekuran Xhani |
| Vorë | Blerim Shera | Ymer Marku | Lulzim Vrana |


