Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kumbaro: Sot miratuam metodologjinë e re për menaxhim më të mirë të mbetjeve


Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një amendim me qëllim menaxhimin më të mirë të mbetjeve në territorin e Shqipërisë.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë deklaratës për mediet pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Kumbaro u shpreh se do të përcaktohet një metodologji e re për bashkitë që të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre dhe këto të dhëna do të jenë publike.

“Miratuam sot në mbledhjen e dytë të qeverisë një amendim të një VKM-je ekzistuese të vitit 2015, që ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohen mbetjet nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore.

Është e rëndësishme të kuptojmë se një mirëmenaxhim kërkon të dhëna të sakta, dhe VKM-ja që ne miratuam sot është një riamendim i një vendimi të 2015-ës që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre, mënyrën se si ato publikohen dhe standardizohen.

Për hir të së vërtetës, situata që kemi në terren në momentin që duam të fusim instrumente për pastrimin e territorit ndeshet me mungesë informacioni nga pushteti vendor, qoftë nga operatorët në terren, qoftë nga INSTAT-i dhe ka qenë një punë e gjatë e bërë nga ministria e Mjedisit p ër kryqëzimin e të dhënave. Një metodologji e unifikuar për të gjitha bashkitë që do japin një tablo të qartë.

Me angazhimin e qeverisë për të ndjekur një nga objektivat më kryesorë të kësaj periudhe që ka të bëjë me pastrimin e territorit që nuk do të bëjë dot vetëm me bashkitë do të bëjë të mundur që metodologjia që do të na ndihmojë për të pasur në vëmendje një gjë të tillë. Duke filluar nga kjo javë ne do të jemi në terren për të pasur në vëmendje një të të tillë.”- deklaroi ministrja Kumbaro.