Vendosni fjalën kyçe....

Pse mediat nxjerrin hallet personale dhe fshehin ato publike


Nga Ledian Droboniku

E kishte parashikuar Shkolla e Frankfurtit para 50 vitesh: “Privatizimi i publikes dhe publicizimi i privates!”

E keni pyetur veten pse mediat nxjerrin “hallet” personale nĂ« “pazarin” e hapĂ«sirĂ«s publike?
Kurse nga ana tjetër fshehin hallet publike? Ato që na interesojnë vërtet të gjithëve si qytetarë të Republikës.
Askush nuk e di se kush, ku e si merren vendimet që prekin jetët tona!

A nuk do ishte mĂ« mirĂ« sikur dhe nĂ« media tĂ« kishte “forume publike” ku tĂ« diskutohej pĂ«r “çështjet publike” si psh:
1. Qytetarë që diskutojnë për hapësirat publike, nëse duhet ndërtuar e çfarë duhet ndërtuar, çfarë nevojash imediate ka qyteti, prioritete ku duhet të shkojnë taksat dhe shërbimi publik, çështje të natyrës dhe mbrojtjes së ambientit.
2. Qytetarë që diskutojnë për problemet e sigurisë ushqimore, modelin e shëndetësisë që duan, nivelin e tarifave të shkollës, nivelin e papunësisë e nivelin e rrogave.
3. Qytetarë që diskutojnë për Bashkimin Kombëtar, për kushtet që na ka vënë BE-ja, nëse duhet të marrim borxh të huaj, nëse duhet të ndryshohet Kushtetuta, nëse lideri apo populli duhet të zgjedhë deputetët, presidentin, avokatin e popullit etj.

Teknologjia e sotme do mundësonte shtimin e forumeve qytetare, duke nxitur pasionin civil dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në ResPublica (të mirën e përbashkët). Jo vetëm diskutimin por dhe vendimmarrjen dhe për gjërat, e jo vetëm emrat e fytyrat!
Duke forcuar e zgjeruar demokracinë (pushtetin e popullit).

Po atëherë pse kjo nuk ndodh?
Madje ndodh krejt e kundërta!

Sepse jetojmĂ« nĂ« njĂ« regjim qĂ« nĂ« pamje duket i “lirĂ«” por nĂ« thelb Ă«shtĂ« totalitar!
Një sistem që bën të kundërtën e asaj çfarë propagandon: Neoliberizmi

Një sistem antidemokratik e elitist!
Një sistem që përqendron pasurinë e pushtetin tek 1%shi!
Një ideologji që justifikon këtë padrejtësi, që masturbon e zbavit turmat me banalitete e vendimet e rëndësishme ia lë një oligarkie pa kontroll e pa trasparencë.

Ja pse “çuditĂ«risht” importohen e promovohen vetĂ«m ato modele qĂ« pĂ«rkulin popullin nĂ« injorancĂ« e mjerim!
Sepse neoliberizmi çmonton çdo vlerë komunitare e promovon antivlerat individuale, pjesën më primitive e instiktet kafshërore të njeriut.
Por e bĂ«n gradualisht e Ă«mbĂ«lsisht, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« skllevĂ«rve t’iu duket gjithçka si natyrale, madje zbavitĂ«se e argĂ«tuese.

E brenda kĂ«saj kĂ«nete, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« t’i shpjegosh njĂ« zvarraniku inkubatori, se “ku qĂ«ndron e keqja me kĂ«to emisione”.
Fundja po deshe e sheh po deshe nuk e sheh.
Sikur vĂ«rtet zvarraniku tĂ« kishte aftĂ«si pĂ«r tĂ« zgjedhur, apo vĂ«rtet sikur mediat tĂ« jepnin dhe emisione edukative e demokratike, ku vĂ«rtet t’i mund tĂ« zgjidhje…

E ndĂ«rkohĂ« neoliberizmi avancon, mes injorancĂ«s e mjerimit artificial…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *