
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi. Siç shkruan Reuters, bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte një ndër pelegrinët që u kthyen pas një vizite në Izrael dhe Egjipt në fund të shkurtit.
Ai qe konfirmuar si bartës i virusit që në datën 2 mars dhe mbahej në Njësinë e Presionit negativ të FPI në Patras. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri kishte patur probleme të tjera shëndetësore.
Deri të mërkurën vonë, në Greqi ka patur 99 persona të konfirmuar me koronavirus.
