
Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e PS në Lushnjë, ironizoi opozitën duke thënë se “ditën dhe natën ligjin e bën gënjeshtra dhe thashethemi”.
Ai theksoi se fushata e komunikimit synon informimin e qytetarëve për procesin e integrimit në BE, ndërsa akuzoi kundërshtarët për përhapje shpifjesh dhe krijim të një klime negative.
“Lufta për kryeqytetin e socialistëve ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët dhe bashkëkryetarët, më pas duke dale dhe në komunitet, në fazën ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët e njësive.
Ky është sebepi, por jo motivi kryesor se pse ne e pamë të udhës që të bëjmë këtë fushatë mund ta quajmë komunikimi, pasi motivi kryesor lidhet me momentin që çuarjes para të negociatave për anëtarësim dhe mbyllje të tyre, që të jemi pranë njerëzve për të informuar për punët e Shqipërisë, për të cilat shqiptarët shohin dhe dëgjojnë pak ose aspak.
Ditën dhe natën ligjin e bën gënjeshtra, thashetheme, gjysmë e gënjeshtra, që është dhe pjesa më e madhe, sajesa.
Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen, askush tjetër, nuk na e fal dhe nuk do t’ia di për atë fitore që morën dhe pse na zgjodhën.
Por do sherr dhe shamata, thashetheme, llucë e baltë. Kjo bie dhe mbi ju, ata që na kanë dhënë votën.
Të rrish dhe dëgjosh vetëm keq e zi, diçka ndodh në aspektin e motivimit. Ne nuk kemi një mundësi të korrigjojmë të tjerët, vetëm korrigjojmë veten dhe punën tonë, dhe pjesë e kësaj është edhe rritja e komunikimit me njerëzit. U mbush gjithë hapësira e mediave me një vorbull për bllokimin e negociatave, një gënjeshtër me shtatë bishta. Ne po ecim sipas planit të BE-së. E nisëm nga fundi i bishtit të kavallit dhe jemi përpara bashkë me Malin e Zi”