
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria mbetet një aleate e fortë e SHBA dhe nuk ka informacion zyrtar për ndonjë kërcënim real ndaj vendit.
Ai kritikoi përdorimin e njoftimeve rutinë të ambasadave për debat politik, duke theksuar se SHBA ka mbështetur Shqipërinë në raste kërcënimesh dhe se vendi mbetet i angazhuar në krah të aleatëve.
“E mbështes ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm. Më vjen keq që për hesap të debatit politik përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA, përfshirë këtu edhe DASH i cili në mënyrë të përditshme në kom publike në rrjetet sociale të DASH, pjesa e zyrës konsullore prej njoftimit të marsit i njofton në mënyrë të përditshëm qytetarët e vet se mund të jenë traget i sulmeve të regjimit iranian, ndërkohë që ajo që duhet të themi sot me të njëjtin zë, Shqipëria është aleat i ShBA, Trump në të gdhirë ka qartësuar hapat e mëtejshme në të cilat ShBA do të ecin në këtë drejtim.
Përshëndesim Trump në atë ndërhyrje historike sa i përket asgjësimit.
SHBA e ka mbështetur Shqipërinë kur ne kemi qenë shënjestër e sulmeve të regjimit iranian, jemi shumë krenarë që në Kuvend kemi miratuar një deklaratë që për turpin tuaj nuk morët pjesë he pastaj për turpin tuaj dolët e i shpallët lutë Iranit.
Sa i bëni këto teatër këtu, lërini teatrat, por bëni atë që duhet të bëjë një politikan i përgjegjshëm. Shqipëria aleate e SHBA vend anëtare e NATO, nuk ka sot informacion zyrtar për t qenë target i sulmeve, por natyrshëm që SHBA…”, tha Balla.