
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se nuk ka informacione konkrete për një rrezik real në vend, pas komunikimeve të drejtpërdrejta mes strukturave të policisë dhe ambasadës amerikane.
Ai theksoi se, pavarësisht kësaj, Shqipëria ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa strukturat e policisë janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me ambasada të tjera në vend.
“Jo më larg se mbrëmjen e djeshme u kam strukturave të antiterrorit, sigurisë publike dhe policisë kriminale të jenë në komunikim me ambasadën amerikane që është komunikuar se nuk ka informacione konkret për një rrezik real.
Fakti i dytë është që Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin ku janë të angazhuar maksimalisht strukturat e policisë duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të paktën dy ambasada në vend”, tha Lamallari.