Vendosni fjalën kyçe....

Braçe në GJKKO: Padi e rreme ndaj meje, me prapavijë politike



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ishte sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po shqyrtohet një çështje që lidhet me shpifjen.

Në një prononcim për mediat jashtë godinës së gjykatës, Braçe u shpreh se ndaj tij është ngritur një padi e rreme dhe me prapavijë politike.

I pyetur nga gazetarët edhe për interesin e tij të shprehur për kandidimin në postin e kryebashkiakut të Tiranës, si dhe për seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, Braçe shmangu komentet mbi proceset në vijim.

“Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët. Mund të them që prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces, që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, janë elementë shumë të rëndësishme për demokracinë”, u shpreh ai.