
Gazment Bardhi pohoi mbrëmjen e sotme se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda është takuar me Suel Çelën në Elbasan.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të verifikojë kamerat e sigurisë lidhur me deklaratën e tij.
Sipas tij, kryeministri Rama ka si qëllim t’ia dorëzojë policinë, krimit të organizuar.
“Unë ndjej keqardhje sepse Paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim. Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ia dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha Bardhi.