Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj u bashkohet banorëve të Rrjollit jashtë parlamentit


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është bashkuar protestës së banorëve të Rrjollit, Durrësit, Pogradecit e Bulqizës që u mblodhën para Parlamentit për të protestuar për pronat e tyre.

Ai theksoi se do jetë në krah të tyre deri në fund për t’i mbështetur për të drejtën që kërkojnë. Shehaj u përjashtuar me 20 ditë nga Kuvendit për përplasjes në seancë për pronat e banorëve të Rrjollit dhe zonave të tjera.

“Më përjashtuan nga Parlamenti sepse mbrojta Rrjollin. Por sot isha me qytetarët, jashtë tij. Ata nuk i përjashtojnë dot! Nga Rrjolli, Durrësi, Pogradeci e Bulqiza, qytetarëve po u grabitet prona. Unë jam krah tyre. Deri në fund, pa kompromis!”, shkruan Shehaj në një postim në rrjetet sociale.