
Qeveria do ulë akcizën e karburantit me 20% në rastet kur nafta do kalojë çmimin 220 lekë për litër.
Sipas ministrit të Financave Malaj se ulja do zbatohet automatikisht nëse Bordi i Transparencës vendos çmimin mbi 220 lekë për litër naftë.
Sipas tij, uilja e akcizës me 20% do çojë në uljen e çmimi me 8 lekë për litër.
“Mekanizmi do jetë i tillë në momentin, në momentin që Bordi i Transparencës do të përcaktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, automatikisht në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizë 20%, që përkon me përafërsisht 8 lekë, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet me baza ditore, kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha Malaj.