
Ministrja e Shtetit për Parlamentin Ismaili, ka pritur përfaqësuesen e ambasadës amerikane në Tiranë, VanHorn.
Ajo shkruan se me zyrtaren amerikane ka diskutuar luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e vijimin e reformës në drejtësi.
“Mirëprita në takim të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, me të cilën vlerësuam marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes vendeve tona.
Ritheksova angazhimin e shtetit shqiptar për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, vijimin e reformës në drejtësi, respektimin e angazhimeve të NATO-s në fushën e mbrojtjes, si edhe investimet dhe trajnimet për garantimin e sigurisë kibernetike.
Në thelb të këtij përkushtimi mbetet sigurimi i një mjedisi të qetë e të sigurt për çdo qytetar, e ngritur mbi debatin konstruktiv dhe përgjegjshmërinë institucionale.” – shkruan Ismaili.