Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku i Bogotá për Veliajn:Mbajtja e tij në paraburgim për më shumë se një vit nuk është një shenjë e mirë



Ish-kryebashkiaku i Bogotá, Enrique Peñalosa, ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” lidhur me procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Peñalosa shprehet se shpreson në një gjykim të drejtë, duke theksuar se mbajtja në paraburgim për më shumë se një vit nuk është një sinjal pozitiv.

Postimi i plotë i Enrique Peñalosa:

Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë.

Mbajtja e tij në paraburgim për më shumë se një vit nuk është një shenjë e mirë për gjyqin që më në fund ka nisur.

Gjithçka që di është se, gjatë gati 10 viteve, ai ka bërë përmirësime të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ka qenë një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane.

Shumë sy nga e gjithë bota do të jenë të përqendruar te ky proces, me shpresën që drejtësia të vihet në vend.