Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama vuri në heshtje mediat për të mbuluar aferën Balluku


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ushtrim presioni ndaj mediave dhe përpjekje për të mbuluar, sipas tij, një aferë që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se qeveria ka ndërhyrë për të ndikuar në raportimin mediatik, duke pretenduar se një pjesë e mediave kanë shmangur trajtimin e çështjes.

“Terror i narko-qeverisë mbi mediat që në shumicë zhdukën nga fjalori i tyre aferën tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri në aktin më të turpshëm e më të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër, vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre grushtin e shtetit që Rama bëri në mbrojtje të vetes, Ballukut dhe Lindave të tij,” tha ai.

Sipas Berishës, këto zhvillime përbëjnë një goditje ndaj transparencës dhe lirisë së medias në vend.