
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i shoqëruar nga Policia dhe forcat e FNSH-së, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në Radhimë për të ndërhyrë në prishjen e disa ndërtimeve në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, mes kundërshtimeve të banorëve, pritet të shemben gjithsej pesë objekte: katër banesa dhe një restorant.
Banorëve të prekur nga ky aksion u është dhënë një afat prej dy orësh për të liruar ndërtesat që do të prishen.