Ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar interesin në rritje të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sektorin energjetik në Shqipëri, duke e vendosur projektin e gazit në Delvinë në fokus të vëmendjes strategjike.
Në një reagim zyrtar, ambasada theksoi se administrata e presidentit Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik, ku investimet amerikane synojnë të forcojnë sigurinë energjetike globale.
Në këtë kuadër, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe ambasadori i Holandës Reinout Vos vizituan javën e kaluar Fushën e Gazit në Delvinë, për të eksploruar mundësitë për investitorët amerikanë dhe holandezë në sektorin energjetik shqiptar.
Vizita u përqendrua në eksplorimin e mundësive konkrete për investime dhe në rëndësinë e krijimit të një mjedisi rregullator transparent, si kusht për tërheqjen e kapitalit ndërkombëtar.
Ky zhvillim sinjalizon një interes të drejtpërdrejtë amerikan për projektet energjetike në Shqipëri, duke e kthyer Delvinën në një pikë kyçe për bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik në rajon.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.”- thuhet në postimin Ambasadës së SHBA-ve.



