Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës liron 15 personat e arrestuar në prtoestën e opozitës të dielën


Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për 15 protestues.

Pas protestës së opozitës, në total e shoqëruan 24 persona, 4 prej të cilëve të mitur. 9 prej tyre si dhe deputeti Klevis Balliu procedohen në gjendje të lirë. Avokatët e protestuesve Eda Grimci dhe Marash Logu bënë të ditur se sot pas verifikimeve edhe 15 të arrestuarit u liruan nga paraburgimi.

Që në nisje të protestës kishte molotovë dhe fishekjzarre në drejtim të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Nuk munguan edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në një moment kanë qenë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu ata që edhe kanë pasur momente tensioni dhe kanë lëshuar akuza drejt policëve.