Vendosni fjalën kyçe....

U thirr në rrjetet sociale, dështon protesta për rritjen e çmimit të naftës


Vetëm disa qytetarë janë paraqitur në protestën e thirrur në rrjetet sociale për rritjen e çmimit të naftës.

Protesta ishte lajmëruër për në orën 17 e 30 por në të kanë marrë pjesë më pak se 10 qytetarë, shkruan BW.

Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm ditët e fundit në vend pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Megjithatë duhet thënë se çmimi i naftës në vend u rrit vetëm dy ditë pas nisjes së sulmeve, një reflektim shumë i shpejtë.