Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës, dy viktima nga të shtënat me armë zjarri



Një ngjarje kriminale ka tronditur fshatin Majac të Podujevës, ku një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti, ndërsa dy gra janë plagosur rëndë në një shtëpi. Njëra prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të vrarët janë shtetasit I. B. dhe M. G., ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKUK. Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:40, kur policia mori informacion për një person të gjetur pa shenja jete në një veturë të tipit VW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, në pronësi të një mashkulli nga Obiliqi.

Gjatë hetimeve, policia ka konfirmuar se brenda një shtëpie ndodhej një person i gjinisë femërore me armë, duke paraqitur rrezik për veten dhe të tjerët. Pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale Intervenuese, situata u vënë nën kontroll, ndërsa dy gratë e plagosura u dërguan në QKUK për ndihmë mjekësore.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është ri-cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.